Bali Bey dhe e fejuara kalojnë mbrëmjen në fshatin shqiptar (Foto)
Ky vend është një ndër më të vizituarit prej yjeve turke pasi njihet për restorantet e shumta me produkte deti.
Çifti që u fotografua mbrëmë në këtë fshat piktoresk ishin Burak Ozçivit dhe e fejuara Fahriye Evenc, transmeton Telegrafi.
Ylli i kinematografisë turke, i cili te ne njihet për interpretimin e tij në serialin ‘Sulejmani i madhërishëm” si ‘Bali Bey’, nuk iu shpëtoi pyetjeve të gazetarëve, për thashethemet e fundit në lidhje me modelen iraniane, për të cilët u tha se kanë qenë në një lidhje kohë më parë.
E gjithë kjo pasi aktori kishte komentuar një ndër fotot e shumta të bukuroshes iraniane Mahlagha Jaberi, e cila gjë kishte bërë bujë të madhe në mediat turke.
Aktori iu shmang pyetjes, duke i kaluar thjesht me një buzëqeshje.





