E pabesueshme se çka bën Ronaldo për një strehimore qensh

E pabesueshme se çka bën Ronaldo për një strehimore qensh

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka treguar edhe një herë anën e tij bamirëse, duke ndihmuar të mbajë të hapur një strehimore për qentë endacak, ku rreth 80 të tillë strehohen aty.

Superylli i futbollit kishte hedhur në ankand një fanelë të tij, kur kishte dëgjuar se strehimorja Cantinho da Lili ishte duke përjetuar probleme financiare.

Sipas Correrio de Mahna, strehimores Correrioa de Mahna, e cila gjendet në qytetin Gouveia të Portugalisë, i duhen rreth 1,700 euro në muaj për mirëmbajtje dhe shpenzime të tjera.

Pas sigurimit të fondeve, strehimorja vazhdon të punojë dhe të strehojë rreth 80 qenë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: