Offchestra sërish në skenë, sjellin albumin e parë

Offchestra sërish në skenë, sjellin albumin e parë

Tashmë të njohur për veçantinë e tyre si në performancë poashtu edhe në llojin e tyre të muzikës që është vështirë të mos pëlqehet, ”Offchestra” prezantohet me një rikonceptim të mënyrës së interpretimit.

Kur të gjithë menduan se bendi është heshtur qe sa kohë, ata kanë punuar në heshtje edhe për albumin e tyre të parë i cili është në fazat e fundit të produkcionit.

Duket se djemtë energjik nuk ndalen kurrë me surpriza për publikun dhe fansat e tyre të cilët vetëm se po rriten.

Me prezencën e tyre dihet se nuk është gjithçka e ”zakonshme”.

Kuriozitetin që na ngrit ky bend nuk shuhet lehtë, prandaj të shohim se me çfarë do të na shkundin energjinë me datën 11./ Periskopi

Shpërndaje në: