Mustafa falënderon Majlinda Kelmendin, e quan krenari të Kosovës

Mustafa falënderon Majlinda Kelmendin, e quan krenari të Kosovës

Ai, në Facebook ka lartësuar Kelmendin duke e quajtur “Krenari e Kosovës”, ku ka shtuar se xhudistja kosovare vazhdon ta mbajë në piedestal emrin e shtetit të Kosovës, shkruan Periskopi.

Në emër të Qeverisë së Kosovës e qytetarëve, Mustafa i ka shprehur mirënjohje për gjithë këtë sukses që po ia sjell vendit.

Komenti i tij i plotë në Facebook:

Majlinda e Artë edhe në Paris.

Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, vazhdon të na e mbajë në pediestal emrin e shtetit tonë.

Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës i shpreh mirënjohje të pafund për nderin që po ia sjell vendit me punën, sportivitetin dhe rezultatet e saj kulmore. Kosova është krenare që të ka!

Shpërndaje në: