Kahn kthehet te Bayerni
Jo si portier pasi mosha e tij nuk e lejon një gjë të tillë, por në një post të lartë.
Fjala është për drejtor sportiv të skuadrës dhe këtë lajm e ka dhënë prestigjiozja franceze L’Equipe, përcjell Telegrafi.com
Posti i drejtorit sportiv te Bayerni është i lirë dhe Kahn mund të kthehet që ta marrë atë.
Por gjithsesi në Gjermani favorit kryesor për këtë post e kanë bërë drejtorin sportiv të Borussia Moenchegladbach, Max Eberl.
Brenda muajit shkurt Bayernit pritet të vendosë për njërin nga kandidatët për ta emëruar në pozitën e drejtorit sportiv.



