Tetë lojtarët që Mourinho nuk i dëshiron në skuadër

Tetë lojtarët që Mourinho nuk i dëshiron në skuadër

AS raporton se Manchester Unitedi është pajtuar që t’i paguajë 13 milionë euro në vit Paul Pogbas për ta transferuar atë në Old Trafford, kurse është në bisedime me Juven për shërbimet e francezit.

Kurse raportohet se përveç transferimit të Pogbas, që është prioritet i Jose Mourinhos, ai ka në plan të largojë tetë lojtarë nga skuadra, raporton The Sun.

Sipas raporteve Mourinho dëshiron të punojë me “22 lojtarë kyç”, kurse në planet e tij nuk hyjnë Marcos Rojo, Morgan Schneiderlin, Bastian Schweinsteiger, Juan Mata, Memphis Depay, Matteo Darmian, Marcus Rashford, dhe Jesse Lingard, kurse në huazim mund të shkojnë Cameron Borthëick-Jackson, dhe Timothy Fosu-Mensah.

 

Shpërndaje në: