Dështon Chelsea, rikthehet lufta për titull (Video)

Dështon Chelsea, rikthehet lufta për titull (Video)

Burnley edhe njëherë e ka dëshmuar se në shtëpi është një arrë e fortë për çdo skuadër.

Takimi filloi si në çdo ndeshje tjetër të Chelsea me dominim total të tyre, pasi që Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 7′ me anë të Pedros.

pedritoo

Pedro duke festuar golin e tij

 

Nga ai moment Burnley rriti nivelin e lojës së tyre duke sulmuar më shumë në drejtim të Courtouis.

Goli i barazimit për vendasit erdhi në minutën e 24′, pas një supergoli të realizuar nga Robbie Brady nga goditja e lirë.

2

Brady realizoi një supergol për të barazuar rezultatin në 1 me 1

 

Pjesa e parë përfundoi pa ndonjë rast të mirë të shënimit.

burnley-chelsea

Pjesa e parë përfundoi 1 me 1

 

Me fillimin e pjesës së dytë, Burnley, pati një mundësi për të kaluar në epërsi por sulmuesi Gray nuk arriti të mposht portierin belg.

Chelsea morri lojën në kontroll duke e dominuar pjesën e dytë por pa arritur të shënoi golin e fitores.

1

Chelsea nuk arriti të tund përsëri portën e Burnley

 

Me këtë barazim skuadra e Contes mbetet lider i Premier Ligës me 60 pikë ndërsa Burnley rënditet në poiztën e 12 me 30 pikë. /Periskopi/

https://twitter.com/chelskigifs/status/830773153492242434

https://twitter.com/98FMsport/status/830781003723575298

Shpërndaje në: