Haskuka i VV’së flet për shkencën e kryeministrit Mustafa rreth demarkacionit

Haskuka i VV’së flet për shkencën e kryeministrit Mustafa rreth demarkacionit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvëndosje, Mytaher Haskuka ka folur rreth asaj që ditë më parë ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa, se shkenca nuk mundet ta zgjidhë problemin e demarkacionit të politizuar, njofton Klan Kosova.

Haskuka ka thënë se është e saktë. Sipas tij Qeveria është ajo e cila e ka krijuar këtë problem duke mos marrë parasysh mendimet shkencore nga Fakulteti i Gjeografisë dhe Gjeodezisë.

Ky është postimi i plotë i Haskukës:

“Isa Mustafa kish thanë që “shkenca nuk mundet me e zgjidhë problemin e demarkacionit të politizuar”.

Po saktë këto duhet ta zgjidhë qeveria e cila ka kriju problemin fillimisht ngase nuk i ka marrë parasysh mendimet shkencore nga Fakulteti Gjeografik dhe Gjeodezik. Tani qeveria duhet të shikojë faktet shkencore dhe të shkojë në rinegocijim.

Po çfarë akademiku është ngatëron shkakun me pasojën, e kur simptomin e quan sëmundje, e sëmundjen simptom?!?

 

Shpërndaje në: