Wenger: Nuk e kam ndërmend të pensionohem
Francezi ka thënë se nuk i dhënë asnjë indikacion legjendës së Arsenalit, Ian Wright, se ky do të jetë sezoni i tij i fundit si trajner.
“Nuk e di se çfarë ka thënë Ian Wright. Mund të jem i lodhur, por kjo është se zgjohem herët në mëngjes dhe natën e përfundojmë vonë, kjo ndoshta pse jam i lodhur”.
“Por, nuk jam duke dhënë ndonjë indikacion për të ardhmen time, i vlerësoj ata që dëshirojnë të më shikojnë duke pushuar, por nuk jam i gatshëm për këtë”, ka thënë Wenger.
Arsenali renditet në vendin e tretë me 50 pikë, dhjetë më pak se Chelsea në pozitën e parë.



