Pepe: E fituam titullin për Ronaldon

Pepe: E fituam titullin për Ronaldon

Mbrojtësi portugez, Pepe është shprehur pas finales së Evropianit se ishte një ndeshje shumë e vështirë, sidomos pas lëndimit të Ronaldos, por theksoi se fitorja ishte pikërisht për të.

Portugalia është shpallur për herë të parë kampion i Evropës, pasi e mposhti në finale Francën me rezultat prej 1-0 me golin e Ederit, transmeton Koha.net.

“Kishte shumë vuajtje, një ndeshje e tensionuar. Luftuam shumë, duhet të punonim më shumë dhe të ishim më të përulur se kundërshtari, kjo është mënyra e vetme që të fitosh. Dhamë gjithçka në fushë, është mënyra e vetme që të fitojmë. Ne prezantuam Portugalinë, një vend i bukur i emigrantëve dhe ne përfaqësojmë secilin prej tyre, kjo shkon për ata”, është shprehur Pepe, raporton BBC.

Ai foli edhe Ronaldon, për të cilin tha se mund ta bënte diferencën në fushë.

“Ishte shumë e vështirë që ta humbim njeriun kryesor të skuadrës. Lojtar që mund të shënojë në çdo moment. Ai mund të bënte diferencën, por ne ishim luftëtarë në fushë. Thamë se do ta fitojmë trofeun për të, dhe ia dolëm”, ka thënë Pepe, i cili ishte lojtari i ndeshjes finale.

Shpërndaje në: