Fotografia e vrasjes së ambasadorit rus shpallet më e mira e vitit nga shtypi (Foto)

Fotografia e vrasjes së ambasadorit rus shpallet më e mira e vitit nga shtypi (Foto)

“Ishte një pamje shpërthyese, e cila shfaqi qartë forcën e urrejtjes në këto ditë.”

Ky ka qenë argumenti i dhënë nga anëtarja e jurisë, Mary F. Calvert.

Kolegia e saj, Tanya Habjouqa mendon se paneli u tregua mjaft i guximshëm në zgjedhjen e tij.

“E dimë se vendimi ynë mund të ngjallë debate, – u shpreh ajo, – por them se duhet t’i kemi edhe të tilla diskutime”.

Karlov, i dërguari i Rusisë në Turqi që prej vitit 2013 ishte ftuar të mbante fjalën në çeljen e një ekspozite arti në kryeqytetin turk, kur u qëllua për vdekje nga Mevlut Mert Altintas.

Të gjithë u ulën në tokë sapo dëgjuan të shtënat, por fotografi i “Associated Press”, Burhan Ozbilici qëndroi në këmbë për të kryer punën e tij.

“Në situata të vështira, unë ruaj qetësinë”, ishte komenti i tij. “Kam përgjegjësinë të mbuloj ngjarjen, pavarësisht të gjithave”.

Fotot e Ozbilicit fituan mes 80 mijë të tjerave nga e gjithë bota. Çmimi i sjell atij, bashkë me nderimet, edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh. Top Channel

Mevlut Mert Altintas shouts after shooting Andrei Karlov the Russian ambassador to Turkey, at an art gallery in Ankara, Turkey, 19 December 2016.

Ndërsa Daniel Berehulak, për The New York Times, fitoi çmimin e parë në lajme të përgjithshme në kategorinë (histori), imazh i të cilit, ishin të burgosurit të dyshuar për drogë brenda një stacioni policor në Manila, Filipine, përcjell Periskopi.

Inmates watch as drug suspects are processed inside a police station in Manila, Philippines

Laurent Van der Stockt, nga Getty Reportazh për Le Monde, ka fituar çmimin për lajme të përgjithshme në kategorinë (Singles) për këtë imazh të luftës në Irak.

The Iraqi Special Operations Forces search houses of Gogjali, an eastern district of Mosul, looking for ISIS members, equipment, and evidence on 2 November 2016.

Sergey Ponomarev, për The New York Times, zuri vendin e dytë në lajme të përgjithshme (Tregime), çmimin për fotografinë e tij në 12 Nëntor të një familje duke u larguar nga luftimet në Mosul dhe fushat e djegura të naftës në sfond.

A family flees the fighting in Mosul, Iraq's second-largest city, as oil fields burned in Qayyara, Iraq, on 12 November 2016.

Valery Melnikov, fitoi çmimin për projekte afatgjate për “Ditët e zeza të Ukrainës”

A couple escape a fire at a house destroyed by an air attack in the Luhanskaya village, Ukraine.

Çmimi i dytë në të njëjtën kategori shkoi për Hossein Fatemi nga Panos Pictures, për një udhëtim iranian, ku gjatë viteve u mundua t’i tregojë të gjitha anët e shoqërisë iraniane.

Two young women, having enjoyed a drink at a party, dance together.

Amber Bracken fitoi çmimin për Çështje Bashkëkohore (Tregime), për projektin mbi protestuesit që luftojnë kundër një tubacioni të ri të naftës në North Dakota.

A man is treated with milk of magnesia after being pepper sprayed at the police blockade on highway 1806 near Cannon Ball, North Dakota Sunday, 20 November 2016

Usain Bolt nga Xhamajka buzëqesh duke fituar në Olimpiadën 2016  në Rio de Janeiro, fotoja është bërë nga Kai Oliver Pfaffenbach, i cili ishte në vend të tretë në kategorinë Sport.

Usain Bolt of Jamaica smiles as he looks back at his competition, whilst winning the 100-meter semi-final sprint, at the 2016 Olympics in Rio de Janeiro, Brazil

Francis Perez fitoi çmimin për Natyrë, në këtë imazh

A sea turtle entangled in a fishing net swims off the coast of Tenerife, Canary Islands, Spain, on 8 June 2016.

Nga revista National Geographic, fotografi Brent Stirton, fitoi çmimin e parë për Natyrë, në kategorinë (Tregime), për luftën e rinocerontëve.

Two rhino poachers, one 19, the other 28 years old, apprehended by an anti-poaching team in Mozambique close to Kruger National Park border.

Çmimi i dytë për Natyrën, kategoria (Tregime), shkoi për Ami Vitale, nga National Geographic  për “Pandas Gone Wild”

Ye Ye, a 16-year-old giant panda, lounges in a massive wild enclosure at a conservation centre in Wolong Nature Reserve, China.

Kategorinë Daily Life (Tregime), e fitoi Tomas Munita, për fotografinë e tij kur kamioni mbanë studentët për në shtëpi

Trucks carry students home after the carriage carrying Fidel Castro's ashes passed in Las Tunas Province, Cuba on 2 December 2016.

Çmimi i parë për njerëzit (Tregime), e fitoi Michael Vince Kim, ku subjekt i fotografisë së tij kanë qenë motrat Olga dhe Adelina Lim Hi, dy prej disa pasardhësve Korean në Kubë, të cilët nuk kanë trashëgimi të përzier, dhe gjyshi i grave ishte Im Çon Taek, një nga figurat kryesore të komunitetit të hershme Korean në Kubë. /Periskopi/

Sisters Olga and Adelina Lim Hi, one of the few Korean descendants in Cuba who do not have mixed heritage.

 

 

 

Shpërndaje në: