“Pavarësia 9”, garë për nder të pavarësisë së Kosovës
Gara u zhvillua me pushkë dhe pistoletë ajrore, për femra dhe meshkuj, në programin ndërkombëtar, ku morën pjesë garuesit më të mirë të dyja reprezentacioneve ai i Kosovës dhe Shqipërisë. Gara ishte shumë e suksesshme edhe për faktin se u arritën rezultate të shkëlqyeshme, njofton FSHSK.
Reprezentacioni i Kosovës dominoi në tri disiplinat, kurse në disiplinën në qitje me pistoletë për femra, fitues ishte qitësja nga Shqipëria.
Vendi i parë në konkurrencën individuale, në qitje me pistoletë, i takoi Anila Pavles, me 371 rrathë.
Kurse në konkurrencën e meshkujve, vendin e parë e fitoi Nexhat Sahiti, me 565 rrathë.
Në konkurrencën e femrave, me pushke standarde, vendi i parë i takoi Urata Ramës, me 379 rrathë, kurse në konkurrencën e meshkujve, vendi i parë i takoi Drilon Ibrahimit, me 563 rrathë.
Kupa “Pavarësia 9” iu nda Reprezentacionit shqiptar.
Në këtë garë u arritën këto rezultate:
Femrat – pushkë:
Urata Rama, Reprezentacioni i Kosovës, me 379 rrathëAnila Pavle,
Reprezentacioni i Shqipërisë, me 370 rrathë
Valbona Tuci Reprezentacioni i Shqipërisë, me 369 rrathë
Meshkujt – pushkë
Drilon Ibrahimi, Reprezentacioni i Kosovës, me 563 rrath
Florenc Nuredini, Reprezentacioni i Shqipërisë, me 542 rrathë
Olsi Avllazagaj, Reprezentacioni i Shqipërisë, me 540 rrathë
Femrat – pistoletë
Anila Pavle, Reprezentacioni i Shqipërisë, me 371 rrathëMarjana Mata,
Reprezentacioni i Shqipërisë, me 363 rrathë
Edlira Shyti, Reprezentacioni i Shqiperise, me 362 rrathë
Meshkujt- pistoletë:
Nexhat Sahiti, Reprezentacioni i Kosovës, me 565 rrathë
Dritan Daka, Reprezentacioni i Shqipërisë, me 560 rrathë
Arben Cerina, Reprezentacioni i Shqipërisë, me 556 rrathë



