Guardiola tregon dallimin mes La Ligës dhe Premier Ligës

Guardiola tregon dallimin mes La Ligës dhe Premier Ligës

Përderisa ish-skuadrat e tij, Bayern Munich dhe Barcelona përgatiten për ndeshjet në kuadër të Champions Ligës, që zhvillohen gjatë kësaj mesjave, skuadra e Pep udhëton në bregun e jugut të Anglisë, për t’u ballafaquar me Bournemothin.

“Këtu trajnojmë më pak sepse më shumë trajnojmë për të evituar lëndimet”, tha menaxheri katalunas duke pranuar se intensiteti i Premier Ligës e ka testuar atë dhe ka dërguar drejt ndryshimit së stilit.

“Poashtu kam kuptuar se për shkak të Boxing Day, muajt janar dhe dhjetor janë shumë të vështirë këtu sepse ka shumë ndeshje në kohë shumë të shkurtër”, përfundoi Guardiola.

Nëse skuadra e City arrijnë të fitojnë sonte atëherë ata do të ngjiten në vendin e dytë në tabelë me vetëm tetë pikë më pak se liderët e Chelseat. /Periskopi.com

Shpërndaje në: