30 fshatra të Pejës prej 3 vjetësh pa urë funksionale

30 fshatra të Pejës prej 3 vjetësh pa urë funksionale

Ura e ra që lidh brigjet e fshatit Jabllanicë dhe Rosujë të Pejës, nuk ka ndryshuar në pamje që nga vera e kaluar, kur qe punuar në të vetëm 5-6 javë.

Pastaj punimet janë ndërprerë nga operatori “ARDA-REI”, që ishte fitues i këtij tenderi të financuar nga Ministria e Infrastrukturës, shkruan sot “Koha Ditore”. Këmbët nga betoni të urës së re janë të vetmet që janë punuar deri tashti buzë urës së vjetër nga dërrasat, e cila është ura e vetme që lidh 30 fshatra të Lugut të Baranit, Lugut të Leshanit dhe Lugut të Terstenikut.

Për banorët e gati të gjysmës së atyre fshatrave kjo urë është lidhja e vetme për të dalë në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Në fakt, ndërtimi i asaj ure ka pasur të niste para tre vjetësh dhe të përfundonte vjeshtën e kaluar. Rreziqet e mëhershme për banorët gjatë kalimit të urës së vjetër janë shtuar edhe më shumë, për shkak se prej që është thënë se do të ndërtohet ura e re, nuk është investuar më në mirëmbajtjen e urës së vjetër. Ajo është amortizuar aq shumë sa para katër muajve u është ndaluar banorëve të kalojnë mbi të.

 

Shpërndaje në: