Dështimi më i madh në karrierën e Chris Brown shënohet në Durrës
Chris Brown ka mbajtur koncert në qytetin e Durrësit. Mesa duket koncerti nuk shkoi siç ishte menduar. Ai nuk u prit aq mirë nga publiku. Këngëtari pritej ta fillonte koncertin në ora 23, ndërsa ai doli në skenë vetëm në 2 pas mesnate. E tëra kjo sepse numri i të pranishmëve ishte shumë i vogël.



