Barcelona përfundon stërvitjet e fundit para sfidës me PSG (Foto)

Barcelona përfundon stërvitjet e fundit para sfidës me PSG (Foto)

Në stërvitjen e fundit të katalunasve ishin të gjithë lojtarët, përfshirë dhe treshen, Messi, Neymar dhe Suarez.

Messi, Suarez dhe Neymar të gatshëm për sfidën ndaj PSG-së

 

Barcelona në sfidat e kaluara ndaj Paris Saint-Germain, ka dalur fituese pasi ka eliminuar francezët në qerekfinalet e vitit 2013 dhe 2015.

Mbetet të shihet se a do të dalin përsëri fitues ndaj Paris Saint-Germain

 

Por, trajneri i ‘blaugranëve’, Luis Enrique ka folur për rrezikun që mund të ketë skuadra e tij në këtë vit me Parisin, për arsyeje se skuadra franceze drejtohet nga spanjolli, Unai Emery.

Luis Enrique në konferencën për shtyp para takimit me PSG

 

“Duke e njohur Unai, e di se do të na bëjë jetën të vështirë për ne”, tha Enrique.

“Ai na njeh mënyrën e lojës, e di se çfarë rrezik mund të jemi për ata, synimi ynë është të kemi posedimin e topit dhe të krijojmë hapsira për sulmuesit”, përfundoi Enrique.

Barcelona do të jetë mysafire e Paris Saint-Germain sonte në kuadër të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve. Takimi fillon nga ora 20:45. /Periskopi/

Messi duket i gatshëm për t’u përballur me mbrojtjen e PSG

 

Shpërndaje në: