Futbollisti kosovar largohet nga Shqipëria, rikthehet për të ndihmuar klubin e fëmijërisë të ngjitet në Superligë (Foto)
24-vjeçari, i cili së fundmi ishte pjesë e Tiranës në Shqipëri, thotë se kishte edhe oferta tjera, por që në fund vendosi për t’u rikthyer te klubi i tij i fëmijërisë.
“Te nderuar miq,me lejoni te iu njoftoj qe sonte kemi bere marreveshje me Klubin Vushtrria qe une te jem pjese deri ne fund te kesaj sezone me synimin e vetem kthimin aty ku e ka vendin klubi jone. Kisha disa oferta por e ndegjova zemren. Shpresoj te na perkrahni ashtu sic din vatra e futbollit Vushtria…”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.
Vlen të ceket se futbollisti në fjalë në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e disa klubeve të njohura shqiptare si Partizani i Tiranës, Besa e Kavajës, Laçi dhe Prishtina.
Vushtrria në këtë sezon garon në Ligën e parë dhe me prurjen e disa futbollistëve cilësor do të kërkojë rikthimin në Superligë./Periskopi.com




