Kështu duket Era në videoklipin e ri (Foto)

Kështu duket Era në videoklipin e ri (Foto)

Era Istrefi, këngëtarja nga Prishtina që bëri botën të kthejë sytë nga ajo me hitin ‘Bonbon’ nga dita në ditë, pritet të lëshojë ‘bombën’ e rradhës.
14 muaj punë intenzive me përplot aventura të ‘çmendura’ po kurorëzohen me një projekt muzikor që pas shumë diskutimesh është konsideruar si i denji për të pasuar ‘Bonbon’-in e famshëm.

E tashmë, këngëtarja e njohur ka finalizuar edhe xhirimet. Përtej oqeanit, saktësisht në Los Angeles të SHBA-ve, Era tashmë ka përfunduar të gjitha punët në videoklipin e ri.

Kujtojmë se publikimi është tashmë çështje ditësh dhe besohet që brenda Shkurtit do jetë gati për t’u plasuar në tregun ndërkombëtar muzikor. Kështu duket Era në klipin e ri.

16779923-10202622138550472-1825628623-n

 

Shpërndaje në: