Adriatik Kelmendi ka dy fjalë për ata që publikojnë fotografi për Ditën e të Dashuruarve
Në këtë ditë, janë të shpeshta publikimet që bëhen në rrjete sociale, në të cilat shprehet dashuria mes çifteve, shkruan Periskopi.
Indifirent karshi kësaj dite, nuk ka qëndruar as drejtuesi i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, i cili ka komentuar fotografitë që shpërndahen në rrjetet sociale për këtë ditë.
Ky është publikimi i tij:
“Të gjithë besimtarëve – urime Dita e Dashnisë!
Edhe këqyr çka po ju them: krejtve që postoni fotografi në çift ose ku shprehet dashni – like e keni. Pavarësisht a ju njoh. Me takat.
Prej dashnisë s’ka zarar.
T’ishim dashtë më shumë ndërmjet vete më mirë do t’i kishim punët! ?#dashni #pozitivitet“, janë këto fjalët e Kelmendit në Facebook.



