PSG poker kundër Barcelonës (Video)

PSG poker kundër Barcelonës (Video)

Vendasit ishin pa kapitenin e tyre, Thiago Silva, i cili mungonte për shkak të një lëndimi ndërsa për Barcelonën ishin të gjithë të gatshëm për lojë.

Skuadra e Unay Emery, filloi furishëm ndeshjen duke bërë presion katalunasve në fushën e tyre.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 18′ nga mesfushori argjentinas, Angel Di Maria, i cili realizoi një supergol nga goditja e lirë.

Di Maria realizoi nga goditja e lirë për epërsinë e parë

 

Pas pësimit të golit të parë Barcelona tentoi të rikthehet në lojë, nëpërmjet brazilianit Neymar por tentimi i tij përfundoi jasht kornizës së golit.

Parisi vazhdoi me presion të lartë ndaj lojtarëve të Barcelonës dhe arritën të shënojnë edhe golin e dytë në minutën e 40′ nëpërmjet gjermanit, Julian Draxler për rezultatin 2 me 0.

Draxler shënoi për 2 me 0

 

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

PSG, aty ku e la edhe e vazhdoi duke dominuar në çdo cep të fushës, duke sulmuar vazhdimisht.

Golin e tretë e realizoi golashënuesi i parë, Di Maria, në minutën e 55′ për 3 me 0, pas një super deportimi të tij.

Di Maria shënoi përsëri duke realizuar një supergol

 

Barcelona asesi të krijonte ndonjë mundësi shënimi në këtë takim, edhe pse në sulm kishte startuar me treshen, Messi, Neymar dhe Suarez.

Golin e katërt vendasit e realizuan në minutën 72′ me anë të Cavanit, pas një kundërsulmi të nisur nga mbrojtësi francez Meunier.

Cavani shënoi në ditëlindjen tij

 

Me këtë fitore Paris Saint-Germain pothuajse është kualifikuar për në fazën e çerekfinaleve, vështirë se Barcelona në Nou Camp do të rikthejë këtë rezultat.

Lojtarët e Barcelonës të dëshpëruar

 

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas dy javësh në Nou Camp. /Periskopi/

https://youtu.be/wrgg2pMLJ14

https://youtu.be/j1tulsbkiq8

https://youtu.be/Te8w-Yu3cVQ

https://youtu.be/kTE1zofiPoQ

 

 

Shpërndaje në: