Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, rizgjidhet edhe për një mandat

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, rizgjidhet edhe për një mandat

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, ka siguruar një mandat të dytë gjashtëvjeçar, në zgjedhjet e sotme që u mbajtën atje.

Van der Bellen fitoi një shumicë të qartë votash, duke shmangur balotazhin, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ish-udhëheqësi 78-vjeçar i të Gjelbërve, ka fituar popullaritet të gjerë duke projektuar qetësi gjatë kohërave të krizës kombëtare, përfshirë edhe rënien e Qeverisë më 2019 dhe dorëheqjen e kancelarit Sebastian Kurz një vit më parë, mbi akuzat për korrupsion që Kurz ende i mohon.

Presidenti austriak kryen një rol kryesisht ceremonial, por gjithashtu ka fuqi gjithëpërfshirëse që nënkupton mbikëqyrjen e periudhave të tranzicionit dhe turbulencave.

Presidenti në Austri është Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe ka legjitimitet të shkarkojë të gjithë qeverinë dhe kancelarin.

Shpërndaje në: