Nëse Barça kalon në çerekfinale të “Champions”, hyn në histori

Nëse Barça kalon në çerekfinale të “Champions”, hyn në histori

Kjo sepse asnjë ekip nuk ka arritur të kalojë në fazën e ardhshme, nëse ka pësuar me katër gola diferencë në ndeshjen e parë, siç pësoi Barça sot 4 me 0 nga PSG.

Dy gola të Angel Di Marias, një i Julian Draxlerit dhe një i Edinson Cavanit shokuan Barçën që tash i duhet të thyejë rekord për të kaluar në fazën tjetër të “Championsit”, raporton “OPTA”, transmeton Koha.net.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Camp Nou më 8 mars.

Shpërndaje në: