Ylli i njohur pranë nënshkrimit me Chelsean, do të përfitojë 70 milionë euro
Sulmuesi kryesor i kësaj skuadre, Diego Costa pritet të vazhdojë kontratën me klubin.
The Sun shkruan se brazilianit me pasaportë spanjolle i është ofruar një kontratë e re për pesë vjet tjera dhe një pagë prej 300 mijë funtesh në javë.
28-vjeçari do të përfitojë 65 milionë euro gjatë këtyre pesë vjetëve nga kjo kontratë, ndërsa shifra mund të arrijë deri në 70 milionë euro me bonuse. /Periskopi.com



