E pranon superylli i Barcës: Pothuajse e pamundur përmbysja e rezultatit ndaj PSG-së

E pranon superylli i Barcës: Pothuajse e pamundur përmbysja e rezultatit ndaj PSG-së

Këta të fundit mposhtën mbrëmë katalunasit me rezultat të pastër 4:0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të fazës 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Braziliani thotë se vendësit mbrëmë zhvilluan një lojë shumë të mirë dhe se fitorja e tyre është mëse e merituar.

“Ishte një lojë atipike, që vështirë se u besohet edhe njerëzve, por meritat janë të PSG-së. Vendësit zhvilluan një ndeshje të madhe, luajtën shumë mirë dhe arritën të sigurtë në portën tonë. Tani na mbetet vetëm të mendojmë për ndeshjen e ardhshme, të shohim se çfarë mund të bëjmë dhe të përpiqemi për përmbysjen, e cila është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur, por ne nuk mund të heqim dorë”, ka thënë Neymar. /Periskopi.com

Shpërndaje në: