Bayern Munchen deklason Arsenalin (Video)
Për Bayernin kishte arritur të rikthehet në kohë mesfushori spanjoll, Xabi Alonso, i cili ishte lënduar në stërvitjen e fundit të bavarezëve.
Bayerni qysh në minutën e 11-të tregoi se forcën duke kaluar në epërsi pas një supergoli nga holandezi, Arjen Robben.

Arjen Robben realizoi një supergol
Skuadra e Anccelottit në 25 minutat e para ishte dominuese në çdo cep të fushës duke neutralizuar çdo rrezik të mundshëm nga Arsenali.
Në minutën e 30-të pas një tollovie në zonën e Bayernit, shkaktohet një penallti nga Lewandowski në kilianin Sanchez.
Sanchez nga pika e bardh dështoi të mposht Neuerin por në tentimin e dytë ia arriti të barazojë rezultatin në 1 me 1.

Sanchez barazoi rezultatin për msyafirët
Pjesa e parë përfundoi me dominimin e skuadrës së Wengerit.
Arsenali u detyrua të bëjë zëvendësim, pasi që kapiteni Koscienly nuk arriti të vazhdonte pjesën e mbetur të takimit dhe u zënvendsua me Gabriel.
Bayerni arriti të rikthejë rezultatin në minutën e 53’ nëpërmjet sulmuesit kryesor, Lewandowski, i cili shënoi për 2 me 1.

Lewandowski rikthejë avantazhin e bavarezëve
Vetëm pas tre minutash bavarezët shënuan përsëri, kësaj radhe ishte mesfushori Thiago, i cili u asistua nga Lewandowski për të realizuar golin e tretë.

Thiago realizoi për 3 me 1
Bayerni nuk u ndal së sulmuari portën e Ospinas, me raste të shumta ku edhe arritën të shënojnë edhe golin e katërt në minutën e 63’ nëpërmjet Thiagos, cili shënoi golin e tij të dytë personal.
Gjermanët nuk u ndalën për asnjë moment, pasi arritën të shënojnë edhe golin e pestë në minutën e 88’ nga po sa inkuadruarin, Thomas Muller, i cili shënoi golin.

Muller shënoi për 5 me 1
Arsenali asesi të rrezikonte portën e Neuerit në pjesën e dytë.
Mbetet të shihet në takimin e kthimit se a do të ketë përmbysje të rezultatin pas tre javësh në Emirates Stadium, ku Arsenali i duhet të fitojë 4-0. /Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=nBi7VaV3zrI



