Reali nuk gabon në Bernabeu ndaj Napolit (Video)
Los Blancos ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për klubin spanjoll.
Mysafirët befasuan në minutën e tetë me golin e bukur të Lorenzo Insignes nga distanca, ndërsa Karim Benzema barazoi shifrat në minutën e 19-të dhe me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Insigne kaloi Napoli në epërsi
Reali e filloi mirë pjesën e dytë dhe me golin e Toni Kroos në minutën e 49-të kaluan për herë të parë në epërsi në këtë takim.

Benzema barazoi rezultatin
Golin e qetësisë e shënoi Casemiro në minutën e 54, i cili ishte thjesht fantastik.
Ndeshja e kthimit luhet më 7 mars. /Telegrafi/
https://youtu.be/uIJLVYTqJEg



