Wenger flet pas turpërimit që pësoi skuadra e tij

Wenger flet pas turpërimit që pësoi skuadra e tij

Skuadra e Wengerit nuk arriti t’i bëjë ballë skuadrës së italianit, Anccelottit.

Wenger ka folur rreth lëndimit të Koscienlyt i cili ishte kyq për ‘topqinjtë’ deri në ato momente sa ishte në fushë.

“E humbëm Laurent Koscienly dhe ne e pësuam mentalisht, nuk e përballuam mungesën e Koscienly. Bayerni ishte ekip më i mirë se ne”, tha Wenger.

“Është e vështirë të shpjegohet. Mendoj se patëm dy raste të mira në pjesën e parë. Mendoj se ishim të pafat në golin e dytë të pësuar, kur gjyqtari dha korner për ne. Më pas pësuam golin dhe edhe më me rëndësim humbëm edhe Koscielnyn. Kollapsuam. Në përgjithësi, më duhet të them se ishin më të mirë se ne, luajtën më mirë se ne në pjesën e dytë kur ne lëshuam nivelin tonë. Ishim të pafat dhe ata ishin më të mirë”, ka thënë ai për “BT Sport”

Arsenali u turpërua nga Bayerni me rezultat 5 me 1. /Periskopi/

Shpërndaje në: