Historia e pabesueshme e Donald Trump dhe Princeshë Dianës

Historia e pabesueshme e Donald Trump dhe Princeshë Dianës

Ajo që është më pak e njohur është se e ndjera Diana gjithashtu kishte lidhje me një administratë tjetër në Shtëpinë e Bardhë: atë të Donald Trump. Mes viteve 1990, shumë kohë para se te ishte President, Trump duket se kishte një flirt me Dianën, i cili çoi madje  në një seri artikujsh dhe lajmesh të çuditshme që bënë bujë në të gjithë botën.

Një artikull i vjetër i sjellë në vëmendje nga “Marie Claire” shkruan se manjati u përpoq të joshte një princeshë.

Trump dhe Lady Di u takuan në të njëjtat qarqe të pasura dhe të fuqishme sociale në vitet ’90  dhe herë pas here panë njëri-tjetrin në mbrëmjet e bamirësisë.

Ata u takuan në një darkë në Manhatan  dhe ulën në të  njëjtën tavolinë ku ishte e pranishme  edhe gruaja e dytë Trump, Marla Maples, shkruan “Syri.net”.Trump mësohet se e ftoi në klubet e golfit.

Më pas, sipas një dokumentari 60-minutësh, pas divorcit nga Princi Charles në 1996, Trump i ka dërguar Princeshë Dianës buqeta masive lulesh në “Kensington Palace”.

Scott, një mik i Diana-së, thotë se Princesha po pyeste veten cfar duhet të bënte dhe nëse Trump po flirtonte me të.

Tre vjet më vonë, në vitin 2000, Trump vuri Dianan në listën e10-grave me të bukura në botë. Pas vdekjes së saj, ai i dërgoi ngushëllime të ndjera familjes./SYRI.net/

 

 

Shpërndaje në: