Ancelotti befason të gjithë me këtë deklaratë

Ancelotti befason të gjithë me këtë deklaratë

Bavarezët e mposhtën Arsenalin me rezultat 5:1 në Ligwn e Kampionwve, ndërsa Ancelotti është shprehur i kënaqur.

“Ishte një ndeshje e mirë, filluam mbarë. Arsenali arriti të barazojë dhe patëm disa probleme në pjesën e parë. Por, në pjesën e dytë shpirti i ekipit ishte shumë i mirë, kishim balancë dhe intensitet”, është shprehur Ancelotti.

Trajneri italian më tutje ka thënë se kjo ndoshta ishte performanca më e mirë e ekipit të tij.

“Kishim disa performanca të mira më parë, prandaj nuk e di nëse kjo ishte performanca më e mirë e jona, por kjo nuk ishte ndeshja përfundimtare, dhe fatkeqësisht kemi edhe ndeshjen kthyese. Rezultati i sotëm është i rëndësishëm por nuk duam të gabojmë. Kemi avantazh por ndeshja në Londër duhet të jetë e mirë, dhe duam ta luajmë me koncentrimin e njëjtë si sonte, në mënyrë që të shmangim problemet”, është shprehur italiani.

Shpërndaje në: