Pogba: Arsenali është ekipi i zemrës sime (Foto)
Kjo deklaratë e mbrojtësit francez erdhi pak para ndeshjes ndaj Manchester United, e cila zhvillohet sonte në kuadër të Europa Ligës.
“Arsenali është klub i zemrës sime. I kam përkrahur që prej kohës kur ishin të pamposhtur – çfarë ekipi!”, ka thënë Pogba.
“E keqja e profesionistit është që pak keni rast t’i shikoni ekipet tjera, prandaj nuk kam pasur mundësi të shkojë në Emirates [Stadiumi i Arsenalit]. Por një ditë do të shkoj”.
Vlen të ceket se Florentin është vëllau i madh i yllit të Manchester United, Paul Pogbas. /Periskopi.com




