Lajm i madh, gjyqtarët e Kosovës do të gjykojnë një super-ndeshje ndërkombëtare

Lajm i madh, gjyqtarët e Kosovës do të gjykojnë një super-ndeshje ndërkombëtare

Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët një gjë të tillë e sqaruan në faqen e tyre në internet.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Federatës së Futbollit të Turqisë, treshja e gjyqtarëve Genc Nuza kryesor bashkë me dy ndihmësit e tij Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, të cilët këtë vit janë pjesë e FIFA-s, do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore ndërmjet Kombëtares së Turqisë dhe Kombëtares së Moldavisë, e cila do të zhvillohet më 27 mars në Eskisheher. Kjo shënon një epokë të re gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, të cilët me vite të tëra ishin të izoluar e të sakrifikuar sikur edhe vet futbolli i Kosovës”, shkruan në njoftimin e FFK-së. /Periskopi.com

Shpërndaje në: