Nuk ia lëshojnë vizën, futbollistit të Shqipërisë i vonohet realizimi i ëndrrës (Foto)
Arsyet nuk kanë të bëjnë aspak me sportin, por janë krejtësisht burokratike: mesfushorit shqiptar po i vonohet viza amerikane.
Këtë e bëri të ditur vetë trajneri i ekipit nga Kalifornia, Dominik Kinear, pas përfundimit të miqësores së humbur 1-0 ndaj San Francisko Deltas.
Përveç Hykës, i njëjti problem është shfaqur edhe për holandezin Deni Hësen, gjermanin Florian Junguirth dhe Marko Urenan nga Kosta Rika.
“Po na nevojitet pak më shumë kohë se zakonisht për t’i futur në vend. Është diçka që nuk ka të bëjë me mua”, deklaroi trajneri Kinear.




