KB Peja në finale të Kupës së Kosovës

KB Peja në finale të Kupës së Kosovës

Basketbollistët pejan arritën të mposhtin skuadrën nga qyteti i Prizrenit, KB Bashkimi me rezultat të ngusht prej 74-68.

Peja e përmbylli pjesën e parë me një avantazh prej tetë pikësh, 39-31.

Epërsia u thellua në fillim të pjesës së dytë, ndërsa në qerekun e fundit Bashkimi pati një seri të mirë të shënimit të pikëve, por nuk mjaftoi që ata të fitonin ndeshjen.

Në finale KB Peja do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, që zhvillohet në mes KB Trepçës dhe Sigal Prishtinës. /Periskopi.com

Shpërndaje në: