Dridhet United, Rooney largohet në këtë muaj?
Kapiteni i kësaj skuadre, Wayne Rooney mund të largohet nga Old Trafford në këtë muaj, shkruan e përditshmja britanike Daily Telegraph, transmeton Periskopi.
Anglezi prej kohësh është duke u përfolur për një largim të mundshëm nga 20 herë kampioni i Premier Ligës, ndërsa thuhet se destinacioni i ardhshëm i tij ka gjasa të jetë futbolli kinez.
Në Kinë afati kalimtar i transferimeve vlen deri në fund të shkurtit dhe mundësia që Rooney të kalojë atje ekziston.
Javë më parë u raportua se një klub kinez është gati t’i ofrojë anglezit një super-pagë në vlerë prej 1 milionë euro në javë. /Periskopi.com



