‘Torcida’ ka një mesazh për ‘Plisat’ pas përleshjes
I tillë ka qenë një postim i Torcidës sot në faqen zyrtare të grupit në Facebook, përcjellë “GazetaOlle.com”.
“Krenaria e qytetit, djemt e Minatorit gjithmonë pranë Trepçës, që për asnjë çmim nuk ndërrojnë identitet në këmbtim të suksesit”, thuhet në postimin e mitrovicasve.
Ndeshja e mbrëmshme mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, nuk kaloi pa eksese.
Prishtinasit janë sulmuar nga vendësit, gjatë kthimit në kryeqytet.



