Shaqiri prinë për golin më të mirë në EURO2016, i duhet edhe pak ndihmë

Shaqiri prinë për golin më të mirë në EURO2016, i duhet edhe pak ndihmë

Goli i Xherdan Shaqirit ndaj Polonisë, është shumë afër që të shpallet më i bukuri i “Euro 2016”.

Në orën e fundit, kosovari ka marrë dukshëm vota më shumë se rivalët e tij.

Votat për golin e Shaqirit po shtohen dhe me shumë gjasë, ai në fund do t’i gëzohet çmimit.

Kryeveprën në fjalë, Shaqiri e shënoi në ndeshjen Zvicër-Poloni.

Gjithsesi, këtë çmim reprezentuesi zviceran po e fiton ekskluzivisht falë tifozëve shqiptarë.

Votimi mbyllet para orës 21:00.

Shpërndaje në: