Pamje nga koncerti i Dua Lipës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Pamje nga koncerti i Dua Lipës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka performuar para qindra qytetarëve në Tiranë, në festimet e 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Koncerti i Dua Lipës u mbajt në sheshin “Skënderbej”, si pjesë e aktiviteteve festive për shënimin e përvjetorit të pavarësisë.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka qëndruar prej disa ditësh në Shqipëri.

Kjo për faktin se do të performonte më 28 Nëntor, në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Paraprakisht, ajo ka marrë nënshtetësinë e Shqipërisë teksa ka mbajtur edhe një konferencë para mediave.

Ylli ndërkombëtar u shpreh e lumtur që do të interpretonte në Tiranë dhe se me këtë rast do të mbyllte turneun “Future Nostalgia”.

Në nisjen e koncertit, ka qenë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj – ai i cili ka ndarë pamje nga koncerti madhështor i Duas.

Në bazë të fotografive, duket se janë mbledhur mijëra shqiptarë për t’u argëtuar me hitet e Lipës në festën e madhe të shqiptarëve.

Kjo njëherësh do të jetë shfaqja e 94-të e 27-vjeçares, një mënyrë e mrekullueshme për të përmbyllur turneun në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.

 

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Kurti takon kryediplomatin norvegjez në Mynih- detaje çka diskutuan

Në ditën përmbyllëse të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka…

Osmani dhe Begaj pjesëmarrës në marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e organizatës, Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se në marshin…

Trump flet për 5 miliardë euro për Gazën nga Bordi i Paqes, pjesë e të cilit është edhe Kosova

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se shtetet anëtare të Bordit të Paqes në takimin…

Nga ligji te realiteti: Pse gratë në Kosovë ende mbesin jashtë trashëgimisë familjare

Hana është 35 vjeçe – jeton e punon në Prishtinë, ka ndërtuar një jetë të…

Foda për mediumin austriak: Në Vjenë do të kemi 15 mijë kosovarë

Shorti i së enjtes i Ligës së Kombeve, e vuri përballë kombëtaren e Kosovës përballë…

Rubio: SHBA-ja, e përkushtuar për forcimin e lidhjeve të forta me Serbinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, i ka uruar qytetarët e Serbisë me rastin e…

Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë

Të dhënat e Klinikës së Neonatologjisë të Qendrës Klinike e Universitare të vendit, tregojnë që…

Hoxha: Shteti i Kosovës u fye në disa mënyra nga Specialja

Ish-deputetja Eliza Hoxha ka thënë se Kosova është fyer si shtet në disa mënyra nga…