Kjo është aryeja pse nuk do të zhvillohet takimi Flamurtari-Trepça
Edhe pse temperaturat gjatë javës kanë qenë realisht të larta, mëngjesi i të dielës ka zbardhur Kosovën.
Kësisoj pas rënies së madhe të borës, është anuluar edhe ndeshja e Kupës së Kosovës, mes Flamurtarit dhe Trepçës.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni se gjyqtari kryesor ka provuar topin në fushën e mbuluar me borë, por që ka qenë e pamundur të lëvizë.
Gjyqtarët e takimit dhe delegati i ndeshjes kanë vendosur ta anulojnë këtë takim, data e të cilit do të mësohet në ditët në vijim nga FFK. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/telegrafi.video/videos/1896200827302899/



