Reuters shkruan për situatën në veri të Kosovës

Reuters shkruan për situatën në veri të Kosovës

Mediumi prestigjioz Reuters ka publikuar një artikull në lidhje me situatën aktuale në veri të Kosovës.

Reuters, përmes këtij shkrimi, permendi incidentin e mëhershëm në mes të policisë dhe grupeve kriminale serbe, të cilët shkëmbyen zjarr në mes njëri-tjetrit, pas bllokimit të disa rrugëve në komunat veriore.

“Serbët e Kosovës dhe policia e vendit shkëmbyen armë zjarri të shtunën pas një shpërthimi tensionesh në pjesën e paqëndrueshme veriore të vendit. Më herët gjatë ditës serbët nga veriu i Kosovës bllokuan rrugët kryesore në veri për të protestuar kundër arrestimit të një ish-pjesëtari të policisë së Kosovës, i cili u largua nga posti i tij muajin e kaluar së bashku me serbët e tjerë etnikë. Njësitet policore, në vetëmbrojtje, u detyruan t’u përgjigjen me armë zjarri kriminelëve të cilët u zmbrapsën dhe vrapuan në drejtime të panjohura, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në artikullin e Reuters.

Artikulli flet edhe për vendimin e presidentes së vendit për shtyrjen e zgjedhjeve për 23 prill 2023 në Mitorvicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, që ishte paraparë të mbaheshin më 18 dhjetor.

Në këtë shkrim flitet edhe për bllokimin e dy pikave kufitare në veri të vendit, Bërnjak e Jarinjë, transmeton Klankosova.tv

“Kryetarët serbë në komunat veriore të Kosovës, së bashku me gjykatësit vendas dhe rreth 600 policë, dhanë dorëheqjen muajin e kaluar në shenjë proteste ndaj një vendimi të qeverisë për të zëvendësuar targat e makinave të lëshuara nga Beogradi me ato të Prishtinës”, thuhet tutje.

Aty përmendet edhe deklarata e presidentit serb Aleksadar Vuçiq, që i kërkoi misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, që ta lejonte Serbinë të vendoste trupa dhe polici në Kosovë, megjithëse ai pranoi se nuk kishte asnjë shans për t’u dhënë leje.

Shpërndaje në: