Ja çfarë kanë bërë artistët për Ramush Haradinajn (Video)
Përmes zërave të tyre, shumë artistë shqiptarë kanë kërkuar lirimin sa më të shpejtë të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës njëherësh ish-kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajt.
Në këtë video këngëtarë të shumtë si: Labinot Tahiri, Beatrix Ramosaj, Vjollca Haxhiu, Stresi, Shpat Kasapi e shumë të tjerë përmes fjalive të ndryshme kërkojnë nga autoritetet franceze që të mundësojnë lirimin e këtij të fundit, transmeton Indeksonline.
Të shumtë janë zërat që janë mbledhur në një video me qëllim të përbashkët për të kontribuar sado pak në formën e tyre për të përkrahur pasivisht Haradinajn.
Duhet përkujtuar që ky i fundit ka kohë që është ndaluar në aeroportin e Bazelit, me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia e që seanca e tij e radhës gjyqësore pritet të mbahet me 2 mars.
Kjo video është shpërndarë edhe nga vetë deputeti Daut Haradinaj njëherit vëllai i liderit të AAK-së./Indeksonline/



