Sigal Prishtina fiton Kupën e Kosovës në basketboll
Përballja e zhvilluar në “Minatori” të Mitrovicës solli rezultat të ngushtë deri në periudhën e fundit, në të cilën prishtinasit arritën të ktheheshin për të fituar titullin e parë sivjet.

Periudha e parë u mbyll me rezultat të barabartë 18:18, ndërsa në dy të tjerat fituan pejanët me rezultat 18:22 dhe 11:14. Në periudhën vendimtare, “Plisat” treguan fuqinë duke përmbysur gjithçka për titullin e ri.
Kjo është hera e 12-të që Prishtina fiton Kupën e Kosovës.



