Elon Musk – gazetarëve që i largoi nga Twitter: Mund të ktheheni, por me një kusht

Elon Musk – gazetarëve që i largoi nga Twitter:  Mund të ktheheni, por me një kusht

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, u ka ofruar mundësinë e rikthimit në platformë disa prej gazetarëve të cilët ai i ndaloi në Twitter, vetëm nëse ata i fshijnë statuset për të cilat ai në mënyrë të rreme pretendonte se ndanin vendndodhjen e tij “të saktë në kohë reale”.

Ky vendim i Musk erdhi pasi ai postoi një sondazh në profilin e tij personal i cili përfundoi të premten në mbrëmje me 59 për qind të pjesëmarrësve që votuan në favor të rikthimit të menjëhershëm të llogarive.

Musk kishte ndaluar të enjten Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të The New York Times dhe Drew Harwell të The Washington Post. Gazetari progresiv i pavarur Aaron Rupar, ish-prezantuesi i MSNBC Keith Olbermann dhe kolumnistja e Insider Linette Lopez u ndaluan gjithashtu, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit e dhanë verdiktin”, shkroi Musk të premten mbrëma pas sondazhit të tij, duke u zotuar të rivendoste llogaritë që ai kishte akuzuar në mënyrë të rreme për ndarjen e vendndodhjes së tij “të saktë në kohë reale”.

Por ndërsa llogaritë u bënë të shikueshme publikisht të shtunën, gazetarëve në fakt iu ndalua të postonin derisa të fshinin postimit për të cilat Musk kishte pretenduar se shkelnin rregullat e Twitter.

Në të kaluarën, Twitter kishte kërkuar heqjen e statuseve të cilat shkelnin rregullat në mënyrë që përdoruesit të rifitonin qasjen në llogaritë e tyre, por gazetarët në këtë rast kundërshtojnë fuqishëm se postimet e tyre shkelnin rregullat e Twitter.

O’Sullivan dhe Harwell të shtunën në mëngjes i thanë CNN se nuk kishin rënë dakord të fshinin postimet në Twitter dhe në vend të kësaj zgjodhën një opsion për të apeluar vendimin.

“Është gazetari,” shkroi Harwell në apelin e tij, një kopje e së cilës iu dha CNN. Harwell shtoi se statusi i tij nuk përfshinte një “link me informacionin privat të askujt”.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Këshilltari i Osmanit i reagon Shenoll Muharremit që e kritikoi për vizitën te Faton Peci

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, i ka reaguar analistit Shenoll Muharremi, për…

Hoti kritikon Osmanin: Presidentja po e shndërron institucionin në zyrë politike, vizita e saj në Mitrovicë është shkelje e rolit kushtetues

Shkuarja e presidentes Vjosa Osmani në Mitrovicë, për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë për marrjen…

Sidney, autorët babë e bir – Sulmi planifikohej prej dy javësh

Babë e bir ishin autorët e masakrës në Australi, që la 15 të vrarë në…

Tahiri: PDK në rritje dhe në garë për fitore, Bedri Hamza shpresë për qytetarët e Kosovës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se PDK ndodhet…

Ky është zyrtari policor që vdiq sot në komunikacion

Ismet Isufi është zyrtari policor që vdiq sot papritur në komunikacion, pasi kishte pësuar infarkt.…

Çmenduri arabe, princi Saudit kërkon të blejë Barçën, paraqet një ofertë marramendëse

Sheikët arab nuk kanë ndërmend të ndalen, kërkojnë të “pushojnë” Evropën duke blerë ekipet më…

Rama pret Prattipatin: Partneriteti me SHBA-në, shtyllë kyçe për zhvillimin e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e…

100 euro të vitit 2019 sot vlejnë vetëm 78 euro

Inflacioni po gërryen fuqinë blerëse në Kosovë: 100 euro të vitit 2019 sot vlejnë vetëm…