Aksidentohet rëndë futbollisti i skuadrës së njohur shqiptare
Mesfushori i Skënderbeut po kthehej në Tiranë pas fitores 3-0 kundër Luftëtarit, por duke qenë se nuk e njihte mirë aksin Korçë-Tiranë, japonezi ka dalë nga rruga duke u përplasur me një bordurë.
“Sport Ekspres” raporton se makina e tij është dëmtuar tërësisht, ndërkohë për fat të mirë vetë lojtari nuk ka pësuar asgjë.
Pas aksidentit, Fukui ka pritur shokët e tij të skuadrës për ta marrë me vete deri në Tiranë.



