Futbollisti i mbijetuar nga aksidenti ajror, po shtyn para

Futbollisti i mbijetuar nga aksidenti ajror, po shtyn para

Proteza është përshtatur për trupin thatanik të Follmannit dhe i është vendosur vetëm një javë më parë. Dhe derisa ai e provon atë, babai i tij Paolo dhe fiziterapeutja Eliene Lima, e përkrahin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kur Follmann, ish-futbollist, arriti në fund të rrugës së caktuar, të gjithë në dhomë duartrokitën në festë. Lima e përqafoi Follmannin. Ai u kundërpërgjigj me një buzëqeshje.

Kanë kaluar më tepër se dy muaj që kur Follmann 24-vjeçar,e humbi këmbën e tij, në lëndimin më serioz nga shumë që ka pasur gjatë karrierës, kur aeroplani që e bartë skuadrën braziliane të futbollit, Chapecoense, u rrëzua në Kolumbi, ndërsa ishte rrugës për ta bartur ekipin për një ndeshje.

Rrëzimi u mori jetën 71 personave, përfshirë gati çdo lojtar si dhe trajnerin e Chapecoenses, skuadrës provinciale, që po i afrohej një fundi përrallor të stinorit.

Follmann, një portier rezervist, ishte një nga shtatë personat që u gjetën të gjallë nga trupat e shpëtimit. Njëri nga të gjeturit gjallë, ndërroi jetë më pas në spital.

Shpërndaje në: