Te Trepça shpresojnë në rinovim të shpejtë e cilësor të stadiumit
Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) të enjten njoftoi se në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë mund të luhen ndeshje të fazave të para kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Deri të enjten “Adem Jashari” nuk ishte në dispozicion për ndeshje ndërkombëtare të klubeve, pasi kishte një ndalesë të UEFA-s, për shkaqe sigurie, në bazë të një rekomandimi të KFOR-it. Kjo ndalesë, më në fund është hequr këtë javë.
Kështu që “Adem Jashari” është në dispozicion për ndeshje të klubeve, me kusht që ai të rinovohet deri në fund të qershorit, kur kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës pritet të luajnë ndeshjet e para në kualifikime për Champions, përkatësisht për Ligën e Evropës. Pos që stadiumi të plotësojë kriteret e kërkuara nga UEFA, duhet që edhe klubet të plotësojnë kushtet për licencim.



