Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë përballjet e sotme
Bayer Leverkusen pret Atletico Madridin, në një sfidë e cila nuk parashikohet aspak e lehtë për ekipin e Simeones, pasi “Aspirinat” në fakt kanë mjaft eksperiencë në një kompeticion të tillë.
Gjithsesi ekipi spanjoll synon që të marrë një rezultat pozitiv për të mbyllur gjithçka në ndeshjen e kthimit.
Përballje e vështirë do të jetë dhe për Manchester City-in, pasi do të presin Monacon, një ndër ekipet më në formë për momentin në Europë. Pep Guardiola ka mungesa të shumta në formacion.



