Berisha në mars luan me Kosovën, kështu do të duket super-formacioni (foto)

Berisha në mars luan me Kosovën, kështu do të duket super-formacioni (foto)

Për sfidën ndaj ishullorëve, trajneri Albert Bunjaku merr përforcime të rëndësishme si sulmuesi Besart Berisha.

Futbollisti që është aktivizuar më parë me kombëtaren shqiptare, gëzon një formë të admirueshme dhe konfirmoi pranimin e ftesës për ndeshjen ndaj Islandës.

Pas konfirmimit të Berishës, i cili tashmë ka marr edhe lejen e plotë nga FIFA, te Kosova pritet të vijnë edhe tre lojtarë të rinj. Donis Avdijaj, Atdhe Nuhiu dhe Florent Hadergjonaj presin vetëm dokumentet e fundit nga qeveria e futbollit botëror, për të debutuar me fanellën e përfaqësueses.

Ndeshja e Përfaqësueses së Kosovës kundër Islandës me të gjitha gjasat do të luhet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.

Shpërndaje në: