Dështon Shaqiri, ky gol u zgjodh më i bukuri për EURO2016
UEFA ka zgjedhur golin më të bukur të europianit atë të Zoltan Goras. Edhe pse ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri shënoi një supergol, goli i vlerësuar si më i bukuri është i hungarezit Zoltan Geras.
Të gjithë prisnin që shtatshkurtri shqiptar do të shpërblehej për atë gol të tij, por ka ndodhur e kundërta, ku më i miri u vlerësua ai i Geras, në barazimin ku përfaqësuesja e tij shënoi me Portugalinë.
Në garë për golin më të bukur ishin Cristiano Ronaldo, Eder dhe Robinson Kanu.



