“Tirana nuk fiton derbin sa të jem unë”
Presidenti i të kuqve së fundmi thotë se asokohe e ka thënë me shaka, por ecuria e skuadrës në derbi po e kthen në të vërtetë premtimin e tij. Pas ndeshjes, Demi ishte shumë i kënaqur duke i rezervuar një përshëndetje speciale nga tribuna VIP ekipit, por kryesisht trajnerit Starova.
Duke folur për gazetën “Panorama Sport” presidenti i të kuqve u shpreh: “Shprehjen se sa të jem unë president i Partizanit, Tirana nuk fiton asnjë derbi e thashë me shaka asokohe. Por duke parë ecurinë, ajo po bëhet realitet, aq më shumë me fitoren e fundit ndaj tyre. Gjithsesi nuk ka vend për shumë entuziazëm, pasi për ne ishte një sukses i radhës që vlen tri pikë.



