Ky është futbollisti që ndikoi në largimin e referit më të mirë në botë

Ky është futbollisti që ndikoi në largimin e referit më të mirë në botë

Kështu së paku mendon ish shefi i referëve Keith Hackett.

Në vitin 2012, skuadra londineze e Chelseat e kishte akuzuar referin se gjëja ai kishte ofenduar Juan Matan duke e thirrur “p*** spanjoll”  dhe John Obi Mikelin duke e quajtur “majmun”.

FA pastaj e kishte hetuar rastin dhe Clattenburg ishte liruar nga të gjitha akuzat.

“Marku u ndje i vetmuar kur ai ishte akuzuar nga Chelsea në vitin 2012. Kemi humbur referin më të mire në botë dhe ky është një lajm shumë i keq për referimin anglez”, tha Hackett.

Clattenburg pritet që së shpejti të udhëtojë drejt Arabisë Saudite, për të vazhduar referimin, ku do të paguhet rreth 500.000 funta në vit. /Periskopi.com

Shpërndaje në: